Lind sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë, zbulohen themeluesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2019 | 20:36

Lind sindikata e futbollistëve profesionistë shqiptarë, zbulohen themeluesit

Futbolli shqiptar po kalon një periudhë të vështirë, teksa në shumë klube dëgjohen presidentët apo drejtuesit që të artikulojnë tezën e shtyrjes së kampionatit. Gjithashtu, një koment i tillë është bërë edhe nga presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, i cili ka nënvizuar rëndësinë e ligjit për sportin.

67567208_442578789932272_8127886829249626112_n

E ndërsa shumë gjëra diskutohen rreth futbollit shqiptar, së fundmi ka një lëvizje nga vetë futbollistët. Dje, Andi Lila ka publikuar krijimin e sindikatës së futbollistëve shqiptarë. Një nismë që synon unifikimin e zërit të lojtarëve në futbollin tonë, për të kërkuar plotësimin e kërkesave bazë që ka çdo koleg i tyre në arenën europiane.

ASAMBLEJA

Në kryeqytet është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë. Andi Lila, me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar për nismën e tij më të re, në bashkëpunim me disa futbollistë me shumë eksperiencë në futbollin vendës.

67508756_2087780131525547_6986980405459025920_n

Shqipëria ishte ndoshta i vetmi vend në Europë që nuk e kishte një sindikatë që mbron të drejtat e lojtarëve, por diçka e tillë ka marrë tashmë jetë, teksa do të udhëhiqet nga lojtari i Kombëtares, Andi Lila. Pas mbledhjes së 300 firmave, Lila si iniciator në bashkëpunim edhe me lojtarë të njohur në futbollin shqiptar si Tefik Osmani, Ditmar Bicaj, Fatjon Sefa dhe Meglid Mihani, ia kanë dalë të themelojnë këtë sindikatë me të drejta të plota. Zyrtarisht, kjo sindikatë është e regjistruar edhe në gjykatë.

FUNKSIONIMI

Ndonëse në hapa të parë, një nga synimet kryesore që ka kjo sindikatë është që të bëhet faktor në futbollin shqiptar, të paktën për të realizuar disa të drejta dhe kërkesa të vetë futbollistëve. Një prej më kryesoreve mbetet derdhja e detyrimeve në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga klubet për kontributin e futbollistëve. Gjë e cila deri më sot është një çështje me shumë pikëpyetje dhe pasiguri.

Së dyti, problematika e pagesave është bërë shqetësuese në futbollin shqiptar dhe sindikata do të jetë një bashkim i zërave të futbollistëve, për të ushtruar presion të unifikuar mbi këtë problematikë. Së treti, përmirësimi i kushteve të skuadrave do të jetë një nga kërkesat e kësaj sindikate, për të ndihmuar infrastrukturën ku stërviten vetë futbollistët. Në total, kjo sindikatë do të jetë një lloj ombrelle për problematikat e futbollistëve me klubet për të unifikuar problemin dhe për të ushtruar presion në instancat e nevojshme për zbatimin e rregulloreve për çdo të drejtë të futbollistëve dhe çdo detyrim që kanë klubet ndaj tyre.

THEMELUESI

Mbetet për t’u parë se sa rol do të ketë, për më tepër në një realitet me probleme të mëdha si futbolli shAndi Lila në Asamblenë e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë Aristidi Kolaj në miqësoren e djeshme me Sasuolon qiptar. Gjithsesi, më në fund do të ketë një sindikatë që do të mbrojë të drejtat e futbollistëve dhe kjo është për t’u përshëndetur.

Menjëherë pas kësaj, në rrjetin social “Instagram”, Andi Lila ka shkruar: “Sot u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë. Me besimin në Zot, sot ka lindur një ditë e re për futbollistët shqiptarë! Tani jemi më të bashkuar dhe zëri ynë është më i fortë dhe më i qartë”, ka thënë Lila, themeluesi i kësaj sindikate.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"