Sulmuesi brazilian i Partizanit nuk paraqitet në stërvitje, largimi thuajse i sigurtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 20:17

Sulmuesi brazilian i Partizanit nuk paraqitet në stërvitje, largimi thuajse i sigurtë

Sulmuesi i Partizanit Lukas Kardozo nuk paraqitet në stërvitje me “demat”. Futbollisti brazilian nuk është stërvitur me skuadrën prej dy ditësh. Shkak është bërë dëshira e tij për t’u larguar nga 16-herë kampionët e Shqipërisë. 

kardozo
Kardozo ishte pranë kalimit në Qipro te skuadra Ermis Chypre, por në momentin e fundit transferimi nuk u realizua me sukses.

Nga ana tjetër, drejtori i Partizanit Olsi Rama deklaroi sot se për Kardozon, Asanin dhe Solomonin ka interesime nga klube të ndryshme, por theksoi se klubi do të pranojë të “sakrifikojë” lojtarë vetëm në momentin kur të ketë afruar futbollistë të rinj.

Ishte me valixhe në duar, anulohet në çastin e fundit kalimi i Kardozos në Qipro. Zbulohet arsyeja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"