Sulmi ndaj arbitrave në Vlorë, Disiplina mblidhet me urgjencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 12:26

Sulmi ndaj arbitrave në Vlorë, Disiplina mblidhet me urgjencë

Komisioni i Disiplinës do të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë një vendim në lidhje me incidentet pas ndeshjes në Vlorë, ku u goditën në tunelin e stadiumit gjyqtarët Emirion Sino dhe Ilir Tartari.

disiplina_1dhjetor

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në FSHF se Disiplina do të mblidhet pak minuta më pas për të shqyrtuar të gjitha materialet e vëna në dispozicion nga zyrtarët e ndeshjes, e më pas për të marrë një vendim.

94e595ce-fb9d-451c-8cb4-60b8ea5239c8

 

Kjo mbledhje me urgjencë bëhet edhe për faktin se ndeshjet e radhës luhen të mërkurën, ndërkohë që Flamurtari ka sërish një takim në shtëpi (luan ndaj Laçit).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"