Skuadra shqiptare shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në Europë. Ja verdiktet në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2021 | 18:26

Skuadra shqiptare shkruan historinë, kualifikohet për herë të parë në Europë. Ja verdiktet në Maqedoninë e Veriut

Struga arriti të marrë një fitore të vuajtur 0-1 përballë Sileksit, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Kupat e Europës pas 6 viteve të krijimit si klub futbolli.

struga

Struga triumfoi në këtë ndeshje me 10 lojtarë në fushë pas daljes nga loja me karton të kuq të Altiparmakovskit në minutën e 28-të të takimit.

Heroi për skuadrën shqiptare ishte Jahja, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 67-të të takimit. Struga e mbylli kampionatin në vendin e 3-të në kuotën e 57 pikëve, 2 më shumë se Makedonija e vendit të 4-ët.

Ndërkohë Shkëndija është shpallur zyrtarisht kampione duke fituar titullin e 4-ët në historinë e klubit. Përveç Shkëndijes kampione dhe Strugës në Europë do të shkojë dhe Shkupi.

Dramë e vërtetë për Vardarin e cila bie nga kategoria këtë sezon, pas fitimit të titullim kampion sezonin e kaluar. Bashkë me Vardarin bie nga kategoria dhe Belasica, ndërsa Renova dhe Sileksi do të luajnë në fazën e “play-out”.

REZULTATET

north
RENDITJA

rend

Postimi i Strugës

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"