Situatë kritike prej “COVID”, fqinjët e Shqipërisë mbyllin përkohësisht futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 15:28

Situatë kritike prej “COVID”, fqinjët e Shqipërisë mbyllin përkohësisht futbollin

Mbyllet përkohësisht futbolli në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje për këtë fundjavë.

Shkendija

Është ky vendimi më i ri i Federatës në vendin fqinj, i cili vjen për shkak të ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga Koronavirusi dhe hyrjes në fuqi të protokollit të përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve.

Në këtë situatë, ndeshjet e kampionatit në Maq3edoni, të planifikuara për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen. Është vendosur që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë të zhvillohen një javë më vonë, sigurisht, nëse situata nuk shkon drejt përkeqësimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"