Situatë e rënduar dhe trazira, anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 23:54

Situatë e rënduar dhe trazira, anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se miqësorja e programuar për tu luajtur në datën 7 tetor ndaj Armenisë nuk do të zhvillohet, për shkak të situatë së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

1200px-Hrazdan_Stadium_28.08.2019_02-1024x768

NJOFTIMI I FSHF-së:

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"