Shtyhet nisja e Partizani-Laçi, ambulanca mbërrin me… 15 minuta vonesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 18:10

Shtyhet nisja e Partizani-Laçi, ambulanca mbërrin me… 15 minuta vonesë

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit e programuar të niste në 18:00, nuk ka shkuar sipas parashikimeve.

bandicam 2019-11-25 18-04-03-677

(Ekipet ende nuk kanë dalë në fushë)

Në stadiumin “Elbasan Arena”, ende nuk ka mbërritur ambulanca, e detyrueshme të jetë në fushë disa minuta para nisjes së takimit.

bandicam 2019-11-25 18-10-00-742

(Lojtarët presin nisjen e takimit)

Zyrtarët e ndeshjes dhe arbitrat nuk do ta nisin takimin, deri në momentin që ambulanca do të jetë në pjesën e brendshme të stadiumit.

bandicam 2019-11-25 18-13-38-119

Gjithsesi, autoambulanca mbërriti në stadium me 15 minuta vonesë, dhe takimi mund të nisë normalisht.

bandicam 2019-11-25 18-16-25-428

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"