LAJMI I FUNDIT/ Shtyhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit, merret vendimi për nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 17:30

LAJMI I FUNDIT/ Shtyhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit, merret vendimi për nesër

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Laçit, është shtyrë tashmë zyrtarisht. Nga sa mësohet nga të dhënat më të fundit nga qyteti i Vlorës, sfida do të nisë nesër, në orën 14:00, ku do të luhen edhe 45 minutat e mbetura të sfidës.

arbitri lojtaret

Sfida mbylli 45 minutat e para, me fitoren e Laçit, 0-1, me një gol të Rexhinaldos. Pasi skuadrat u futën në dhomat e zhveshjes, pjesa e dytë nuk filloi më, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që fusha të ishte tepër e rënduar, dhe ishte e pamundur të zhvillohej normalisht një ndeshje futbolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"