Rikthime të bujshme, dyshja Arapi-Starova marrin drejtimin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 18:45

Rikthime të bujshme, dyshja Arapi-Starova marrin drejtimin e Teutës

Edi Martini i ka dhënë për herë të dytë lamtumirë skuadrës së Teutës brenda pak muajsh, duke mbyllur tashmë përfundimisht aventurën e tij te skuadra durrsake. Klubi nuk ka vonuar shumë që të gjejë zëvendësuesin për t’i besuar pankinën.

ddddddddddddddd

“Panorama Sport ka mësuar se Renato Arapi do të kthehet në drejtimin e “djemve të detit”, ashtu siç bëri për disa javë pas largimit të parë të Martinit. Atij do i besohet detyra e trajnerit të parë të Teutës deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, në klub kthehet përsëri Sulejman Starova. Ky i fundit, do të mbulojë rolin e drejtorit teknik në radhët e durrsakëve, për t’i ndihmuar që të kalojën këtë krizë dhe për të synuar rikthimin si pretendentë për trofe.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"