Plas te Kukësi, skuadra nuk del në stërvitje prej pagave. Pritet reagimi i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 23:50

Plas te Kukësi, skuadra nuk del në stërvitje prej pagave. Pritet reagimi i…

Plas te Kukësi para ndeshjes kundër Teutës. Skuadra nuk ka dalë sot në seancën e radhës stërvitore për shkak të problemit të pagave.

Kukesi 5-0

Prej javësh situata te verilindorët “zien”, madje së fundmi ka pasur edhe largime nga skuadra, pikërisht mbrojtësi kosovar, Sadik Vitija.

Situata nuk është aspak e mirë, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i drejtuesve të klubit. “Panorama Sport” mëson se lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarësisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"