Plas debati gjatë kafes, Fino ngre tonet ndaj Dukës (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2018 | 11:05

Plas debati gjatë kafes, Fino ngre tonet ndaj Dukës (Video)

Të dy kandidatët për president, janë ulur së bashku në barin e hotelit, për të konsumuar një kafe gjatë 15 minutëshit të pushimit, të shoqëruar edhe nga Koço Kokëdhima.

Duka dhe Koco

 

Mësohet se ka pasur një debat me tone të ashpëra dhe Bashkim Fino i ka kërkuar Dukës llogari për njëanshëri në Asamble. Panorama Sport mëson ekskluzivisht atë çfarë ndodhi në kafen e hotelit.

“Si mund te me lesh mua ne fund te salles?! Cfare je ti qe mendon se mund t’i trajtosh njerezit keshtu? Ku ka moral kjo pune? O Koco, do e beje kete ti po te kishe qene ne vend te ketij (Dukes)?”, i është drejtuar Fino, presidentit aktual.

Ndërkohë Duka i është përgjigjur: “Me sinqeritet nuk e kam parë fare vendosjen”.

Koço Kokëdhima dhe Artan Hajdari janë munduar të qetësojnë Finon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"