Plaku federim “rrufe”, menjëherë në fushë me Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 19:15

Plaku federim “rrufe”, menjëherë në fushë me Kamzën

Sebino Plaku, pas largimit nga Kukësi, me përfundimin e aventurës europiane të verilindorëve, ka zgjedhur që të rikthehet tek Kamza, aty ku ishte pjesë sezonin e kaluar. Sulmuesi, është federuar në kohë rekord dhe tashmë është gati për ekipin e Devollit, në ndeshjen e parë në këtë edicion ndaj Tiranës.

mziu plaku

Por, me këtë kalim, ai është i destinuar të kalojë të gjithë sezonin me Kamzën, pasi i ka djegur dy mundësitë për të lëvizur në merkato. Në merkaton e janarit, ai nuk do të ketë mundësi të zgjedhë një ekip tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"