Përfundon mbledhja me drejtuesit, merret vendimi për Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 0:27

Përfundon mbledhja me drejtuesit, merret vendimi për Kategorinë e Dytë

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e shefit te garave Lusjen Nurishmi me drejtuesit e Kategorisë së Dytë, në Grupet A dhe B, teksa është vendosur, që kjo kategori të rifillojë në datën 7 qershor, mëson “Panorama Sport”. Datë kjo e njëjtë me rifillimin e Kategorisë së Parë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Drejtuesve të klubeve iu është dorëzuar dhe kalendari përkatës, për zhvillimin e javëve përkatëse. Në fillim u vendos që Kategoria e Dytë të përfundonte në 29 korrik, më pas kjo datë u ndryshua dhe u la që kampionati të përfundonte në 15 korrik, për t’iu dhanë kohë skuadrave për t’u përgatitur për “Play off”-in.

KALENDARI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"