Pas Mançester Sitit, një tjetër klub prestigjioz tërhiqet nga Super Liga Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 0:09

Pas Mançester Sitit, një tjetër klub prestigjioz tërhiqet nga Super Liga Europiane

Pas Mançester Sitit një tjetër klub ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare që nuk do të jetë pjesë e Super Ligës.

liverpul

Bëhet fjalë për Liverpulin. Të kuqtë kanë publikuar së fundmi në faqen zyrtare në “Twitter” një deklaratë ku thuhej:

“Klubi i Futbollit, Liverpul, mund të konfirmojë që përfshirja jonë në planet e propozuara për të formuar një Super Ligë Europiane është ndërprerë”.


Vlen të theksohet fakti se lojtarët e Liverpulit gjatë ditës së sotme kanë postuar një fotografi ku shkruhej se nuk dëshirojnë pjesëmarrjen në këtë garë dhe janë kundër kësaj ideje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"