Partizani-Laçi, zbulohet vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 23:58

Partizani-Laçi, zbulohet vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Është marrë vendimi për sa i përket stadiumit, ku do të zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, e cila është programuar për ditën e shtunë.partizani laci

Burime zyrtare pranë FSHF-së,  kanë konfirmuar për “Panorama Sport”, se ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar nga ora 17:00.

Ndeshja është e rëndësishme për të dyja ekipet dhe është vendosur të luhet në stadiumin, “Air Albania”, i cili nuk ka pritur asnjë ndeshje pas rikthimit të kampionatit nga pauza për shkak të pandemisë.

Sigurisht ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve, kjo për shkak të vendimit që është për të mos i lejuar, në mënyrë që të ,os rrezikohet përhapja e virusit.air albania

Kujtojmë se Partizani shumicën e ndeshjeve si vendas për këtë sezon i ka luajtur në “Selman Stërmasi”, por është vendosur që ndeshja me Laçin të luhet në stadiumin më të ri në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"