LAJMI I FUNDIT/ PAOK bllokon Ergys Kaçen, ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 23:55

LAJMI I FUNDIT/ PAOK bllokon Ergys Kaçen, ja prapaskenat

Ergys Kaçe nuk do të vazhdoj huazimin te Panathinaikosi. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se mesfushori korçar është bllokuar nga PAOK-u, për shkak se presidenti i selanikasve ka kërkuar që pagën vjetore të lojtarit ta paguajë të plotë klubi nga Athina.

Ergys Kace

Kaçe është nën kontratë me PAOK-un dhe merr 400 mijë euro në sezon, ndërsa Panathinaikosi ishte në gjendje t’i shlyente vetëm 280 mijë euro.

Propozimi i PAOK-ut për të paguar të gjithë rrogën e lojtarit Panathinaikos është refuzuar nga klubi “jeshil”. Kësisoji, tashmë korçari pret ndonjë ofertë tjetër për t’u huazuar në një kampionat jashtë Greqisë, pasi trajneri i PAOK-ut nuk e ka në plane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"