Panik në Shkodër, mbrojtësi i Apolonisë i alarmon të gjithë pas ndeshjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 23:53

Panik në Shkodër, mbrojtësi i Apolonisë i alarmon të gjithë pas ndeshjes…

Ankth pas ndeshjes Vllaznia-Apolonia 1-0. Mbrojtësi senegalez i ekipit fierak, Ismaila Diop, ka shokuar të pranishmit për pak minuta. “Panorama Sport” mëson se Diop ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe kjo ka alarmuar stafin mjekësor.

VLLAZNIA

Menjëherë ka ardhur ambulanca, por pas ndihmës së mjekëve gjendja e lojtarit është stabilizuar. Fillimisht u mendua se pati probleme me zemrën, por sipas stafit mjekësor ka qenë më tepër një bllokim i gjoksit prej të ftohtit. Aktualisht gjendja e Diop është stabilizuar dhe ai po bëhet gati të udhëtojë me skuadrën drejt Fierit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"