Panik në ajër, avioni i Mesit pëson defekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 4, 2020 | 0:21


Panik në ajër, avioni i Mesit pëson defekt

 Avioni privat i Lionel Mesit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak të disa problemeve me marshin e uljes.

AVIONI

Nuk është ende e qartë nëse ylli i Barcelonës ndodhej në bord, por avioni bëri një ulje të detyruar ndërsa ishte nisur drejt Tenerifes në orën 09:10 sipas portalit belg “HLN”.

MESSI

Mesi zotëron një “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro. Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e avionit. Aeroporti i Brukselit nuk pranoi të komentonte për incidentin.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com