Orë vendimtare për Dejvi Bregun, zbulohen prapaskenat me mesfushorin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 17:35

Orë vendimtare për Dejvi Bregun, zbulohen prapaskenat me mesfushorin vlonjat

Orë vendimtare për Dejvi Bregun. Fantazisti vlonjat, që prej largimit nga Skënderbeu ka synuar të luajë në një ekip jashtë Shqipërisë, por nuk ka qenë e thënë që ofertat të konkretizohen. Fillimisht refuzoi një klub nga Kazakistani, duke lënë të zhgënjyer drejtuesit e Skënderbeut.

dejvi bregu

Më pas pandemia bëri që të prishej edhe akordi që klubi korçar kishte arritur me suedezët e Hamarbit për të shitur vlonjatin. Përfundimisht mesfushori u largua nga Korça me parametra zero dhe duke qenë futbollist i lirë kishte gjithçka në dorë për të zgjedhur të ardhmen.

Më pas në skenë dolën edhe polakët e Zaglebie Lubin, por një marrëveshje me ta nuk u arrit. U përfol edhe për një kalim të mundshëm të lojtarit te Teuta, por drejtuesit e klubit durrsak bënë me dije për gazetën se nuk kanë asnjë interes për Bregun.

Një klub kroat gjithashtu ka shfaqur interes për Bregun dhe në ditët e ardhshme mund të kemi diçka konkrete.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"