Nuk ka më diskutime, Mançester Siti mëson vendimin e KAS-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 13:35

Nuk ka më diskutime, Mançester Siti mëson vendimin e KAS-it

Mançester Siti fitoi betejën ligjore me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë duke arritur t’i hiqet përjashtimi dy-vjeçar nga kompeticionet europiane.

siti
Tribunali sportiv u jep mundësinë “Qytetarëve” të vazhdojnë garën në kontinentin e vjetër, ndërsa arrin në një farë mënyre të mos shkaktojë shpërbërjen e ekipit, gjë që shumëkush i trembej.

Përveç kësaj, Mançester Siti nuk do të pagujë gjobën prej 28 milionë eurosh, por detyrohet të pagujë penalizimin prej 10 milionë eurosh.

Klubi anglez u përjashtua nga UEFA me dy vite nga aktiviteti europian pasi u akuzua se ka thyer rregullat konkurencës së pastër financiare (Financial Fair Play) nëpërmje transferimeve të disa futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"