Një “xhol” për Martinin, Teuta firmos me lojtarin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 15:00

Një “xhol” për Martinin, Teuta firmos me lojtarin shkodran

Denis Pjeshka është afrimi i radhës te Teuta. Mbrojtësi shkodran ka arritur akordin me klubin durrsak me të cilët ka firmosur kontratë 1-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti për “Panorama Sport”.

119242710_10158721976504462_2939184144207117060_o

Në sezonin e fundit, 25-vjeçari ishte pjesë e Flamurtarit, me vlonjatët që u rrëzuan në Kategorinë e Parë. Gjithashtu në të kaluarën Pjeshka ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë dhe Laçit.

Mbrojtësi  bashkohet me Teutën, ku firmosi kontratën dhe më pas do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.

Është planifikuar që Pjeshka të dalë në stërvitje me Teutën këtë pasdite, ku do të prezantohet edhe me shokët e ekipit të ri.

Njoftimi i Teutës

teuta

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"