Një person ndërron jetë, numër i lartë të prekurish. Ja rastet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 16:05

Një person ndërron jetë, numër i lartë të prekurish. Ja rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit nga 506 testime të kryera janë konfirmuar 125 raste të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e shkaktuar nga Covid-19, një 55 vjeçare nga Vlora.

msh

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)
Testime totale 46448
Raste pozitive 6536
Raste të shëruara 3379
Raste Aktive 2957
Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"