Ngjarje e rëndë në kryeqytet, sulmohet me thikë trajneri i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 10:47

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, sulmohet me thikë trajneri i Tiranës

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili. Trajneri i 17-vjeçarëve të Tiranës, Migen Memelli është sulmuar me thikë nga një prej prindërve të lojtarëve.

tirana b memelli

Mësohet se shkak është bërë mospërfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve. Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, më pas agresori nxori thikën për ta qëlluar, por për fat të mirë, trajneri pogradecar është shmangur duke shpëtuar pa pasoja.

Memelli

Pas përfundimit të stervitjes së mengjesit, prindi i një femijë me inicialet A.C, ka goditur trajnerin Memelli duke i nxjerrë edhe thikën duke ju drejtuar: “Te pres fytin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"