Ngjarja në Vlorë, Policia e Shtetit konfirmon lajmin e “Panorama Sport” për ata që thyen karantinën duke luajtur futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 14:39

Ngjarja në Vlorë, Policia e Shtetit konfirmon lajmin e “Panorama Sport” për ata që thyen karantinën duke luajtur futboll

Pas lajmit ekskluziv të “Panorama Sport”, ka reaguar edhe Policia e Shtetit pak minuta më parë.

policia-vlore-compressor-590x354

“Thyen orarin e karantinēs duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona. Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

futbollisti i Laberise

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

8 (1)

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Durim, bashkë do ia dalim!”, citohej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"