Ngecin negociatat me Feliks Magath, Kosova i bën ofertë një tjetër trajneri gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 21:30

Ngecin negociatat me Feliks Magath, Kosova i bën ofertë një tjetër trajneri gjerman

Kosova është ende në kërkim të trajnerit të ri që do të zëvendësojë Bernard Shalandin, e shkarkuar disa muaj më parë.

ab67616d0000b273145c83abbc83a327b69d2a23

Një tjetër kandidat ka dalë ditën e sotme në skenë, për të marrë drejtimin e “dardanëve”. Mediat kosovare bëjnë me dije së fundmi se Federata e Futbollit të Kosovës i ka bërë ofertë gjermanit Kristof Daum për tu bërë trajner i Kosovës.

FFK-ja është duke u konsultuar me homologët në Federatën e Gjermanisë për të zgjedhur “timonerin” e ri. Është përfolur gjatë se Magath do të ishte trajneri i ri, por së fundmi mësohet se negociatat momentalisht kanë ngecur, për arsye financiare.

magath2_f

Për sa i përket Daumit, në të kaluarën ai ka qenë trajner i Shtutgartit, Bajern Leverkuzenit, Frankufrtit, Fenerbahçes, Rumanisë, etj. Gjermani është 68-vjeç, teksa eksperienca e fundit si trajner ka qenë në sezonin 2016-2017, kur drejtonte Romaninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"