Ndryshon axhenda e Superiores, ja kur do të luhet kryendeshja mes Teutës e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 19:05

Ndryshon axhenda e Superiores, ja kur do të luhet kryendeshja mes Teutës e Tiranës

Ndryshon axhenda e kryendeshjes së javës së 11-të në Kategorinë Superiore!

tirana teuta

FSHF kishte menduar që ta niste javën e 11-të ditën e premte, me takimin Teuta-Tirana, të parashikuar të luhej në Durrës në orën 18:00.

Por, gazeta mëson se Federata ka vendosur që ky takim të shtyhet një ditë më vonë, pra të shtunën. Ndërkohë, ndryshon dhe orari, dhe takimi në Durrës do të nisë në orën 17:00.

Po të shtunën, është programuar që të luhen edhe dy takime të tjera. Në orën 14:00, Vllaznia do të presë Bylisin, ndërsa në orën 17:00, krahas takimit mes durrsakëve dhe Tiranës, do të luhet në Korçë, edhe ndeshje mes Skënderbeut dhe Laçit. Më poshtë, tabloja e plotë e javës së 11-të, tashmë e ndryshuar.

JAVA 11:

E SHTUNË:

Vllaznia-Bylis ora 14:00

Teuta-Tirana ora 17:00

Skënderbeu-Laçi ora 17:00

E DIEL:

Kukësi-Flamurtari ora 14:00

Partizani-Luftëtari ora 17:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"