Miqësorja e U-21 nisi me vonesë, zbuloni arsyen qesharake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 18:24

Miqësorja e U-21 nisi me vonesë, zbuloni arsyen qesharake

Është duke u luajtur aktualisht në stadiumin “Selman Stërmasi” miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe Uellsit U-21. Ky takim nisi me 15 minuta vonesë, teksa arsyeja është qesharake.

kuqe

“Panorama Sport” mëson se FSHF kishte njoftuar për të gjykuar këtë takim kryesorin nga Lezha, Eldorian Hamiti. Mirëpo, ky i fundit, teksa ora po shkonte 17:00 dhe takimi duhej të niste, nuk ishte paraqitur në stadium, madje as asistentët.

Mësohet se treshja e arbitrave që ishte parashikuar për këtë takim, kishte ngatërruar orarin e fillimit të lojës.

Në këto kushte, me urgjencë zyrtarët e FSHF-së njoftuan gjyqtarin e kolegjiumit të Tiranës, Juxhin Xhaja, i cili mban edhe stemën e FIFA-s. Takimi më pas nisi normalisht, edhe pse skuadrat e bën nxehmjen më tepër se duhet në një mot me temperatura të larta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"