Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së për tifozët, ndeshja me Anglinë do zhvillohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 23:29

Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së për tifozët, ndeshja me Anglinë do zhvillohet…

Pas kërkesës së FSHF-së që ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë të luhej me tifozë në “Air Albania”, ka ardhur edhe përgjigjja nga Ministria e Shëndetësisë.

air albania

Këta të fundit nuk e kanë pranuar kërkesën e FSHF, duke mos lejuar tifozë për këtë ndeshje, e cila tani do të luhet me dyer të mbyllura. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, është planifikuar të zhvillohet më 28 mars.

Kujtojmë se FSHF ka kërkuar që në sfidën ndaj Anglisë, të miratohet kërkesa për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30 % të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6500 spektatorë, por kjo nuk është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, që në letrën dërguar Federatës, shkruan se zhvillimi i ndeshjes me tifozë, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid-19.

 

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, lexohet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban datën 17 mars.

letra e ministrise

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"