Milinkoviç-Luftëtari, çështja kalon nga FSHF në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2017 | 14:28

Milinkoviç-Luftëtari, çështja kalon nga FSHF në FIFA

Dhoma ze Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF ka dalë sot me konkluzionin se nuk mund të japë një vendim rreth çështjes që përfshin ndërprerjen e kontratës të Mlladen Milinkoviç me Luftëtarin.

milinkovic

Klubi gjirokastrit kishte ankimuar në FSHF vendimin e trajnerit për të mos vazhduar bashkëpunimin dhe për t’iu bashkuar Kukësit, por DHZK ka bërë të qartë që kjo çështje duhet të shkojë pranë organeve kompetente në FIFA.

Milinkovic dhe Papa

Sot në FSHF janë paraqitur avokati i presidentit të Luftëtarit dhe zëdhënësi i klubit, ndërsa Milinkoviç u paraqit bashkë me asistentin e tij, Vasil Papa, i cili kishte rolin e përkthyesit para komisionit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit që u paraqit nga palët, u arrit në vendimin se DHZK nuk mund të dilte me një akt përfundimtar pasi nuk kishte kompetencat e duhura.

milinkovic

Kjo, për shkak të një klauzolë në kontratën që Milinkoviç kishte pasur me Luftëtarin, sipas të cilës çdo mosmarrëveshje mes palëve duhej zgjidhur direct në FIFA.

Ndaj çështja i shkon institucionit që drejton futbollin në botë, ku do të vendoset nëse Milinkoviç mund të vazhdojë qetësisht punën me Kukësin, apo nëse i detyrohet dëmshpërblim Luftëtarit për mospërmbushje detyrimesh kontraktuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"