“Mea culpa” te Laçi, drejtuesit kurbinas bëjnë prapakthehu për çështjen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 17:12

“Mea culpa” te Laçi, drejtuesit kurbinas bëjnë prapakthehu për çështjen e trajnerit

Te Laçi bëjnë prapaktheu për çështjen e trajnerit! Pas debatit me tone të ashpra në fundin e ndeshjes ndaj Kastriotit mes trajnerit Cungu dhe  presidentin Pashk Laska, tekniku shkodran vendosi të largohej, ndërkohë që disa ditë më vonë, gjakrat janë ftohur dhe palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin, duke lënë pas krahëve përplasjen. 

cungu-lacii

Mësohet se Cungu se fundmi është takuar me presidentin e klubit bardhezi, duke marrë besimin e plotë nga Pashk Laska. 47-vjeçari doli sot në stërvitje duke vijuar përgatitjet për ndeshjet e Kupës ndaj Egnatias që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 13:30 në Laç.

Kujtojmë që në 2 javët e para të kampionatit kurbinasit kanë arritur të sigurojnë vetëm 2 pikë në përballjet ndaj Bylisit dhe Kastriotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"