Mbyllet marrëveshja, Luftëtari zyrtarizon trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 19:36

Mbyllet marrëveshja, Luftëtari zyrtarizon trajnerin e ri

Gentian Mezani është trajneri i ri i Luftëtarit. Tavo i ka besuar stolin 38-vjeçarit vlonjat, që një sezon më parë drejtoi me sukses Laçin, duke e çuar në Europë dhe finalen e Kupës së Shqipërisë. “Panorama Sport” ka paralajmëruar ardhjen e vlonjatit që më 2 shtator, kur Luftëtari humbi në shtëpi ndaj Flamurtarit me shifrat 0-1.

Mezani1-470x312

Një orë më parë Mezani ka takuar presidentin e Luftëtarit dhe ka rënë dakord për të firmosur një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi për një tjetër. “Luftëtari do të rikthehet aty ku i takon. Nga sot nis një fillim i ri”, – konfirmoi kreu i klubit gjirokastrit për gazetën.

luftetari

Synimi primar është largimi nga zona e ftohtë dhe më pas nëse gjërat ecin në rrugën e duhur do pretendohet në pjesën e dytë të sezonit për një vend në Europë. Nesër trajneri do të bëj prezantimin para skuadrës, duke pasur në dispozicion vetëm dy ditë për stërvitje në prag të debutimit me Teutën, të shtunën në Gjirokastër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"