Luftëtari i karikuar, zbulohet premio në rast fitoreje me Tiranën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 15:25

FB Kategoria Superiore Luftëtari Të fundit

Luftëtari i karikuar, zbulohet premio në rast fitoreje me Tiranën

Luftëtari do të përballet ditën e sotme ndaj Tiranës në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Kategoriasë Superiore. Gjirokastritët e Nikolin Çoçlit, do të kenë një motiv më shumë për të kërkuar triumfin në këtë përballje. 

luftetariii

“Panorama Sport”, mëson nga burime të sigurta pranë klubit gjirokastrit, se drejtuesit i kanë premtuar skuadrës 5 milionë lekë të vjetra në rast se triumfojnë ndaj bardhebluve.

Edhe pse luhet në transfertë ndaj një rivali që ka objektiv titullin kampion, Luftëtari do të tentojë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar deri në fund te mbijetesa, edhe pse duket shumë e vështirë, futbolli e ka treguar që asgjë nuk është e pamundur.

Kujtojmë që gjirokastritët ndodhen në vendin e 9-të me 12 pikë në 18 ndeshje. 15 pikë është diferenca nga Skënderbeu i vendin të 8.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com