Lojtarët e Luftëtarit kërcënojnë drejtuesit me bojkot të stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 12:23

Lojtarët e Luftëtarit kërcënojnë drejtuesit me bojkot të stërvitjes

Situata te Luftëtari në vend që të përmirësohet, po përkeqësohet! Nga burime pranë ekipit mësohet se deri dje lojtarët kanë pritur të marrin pagën mujore, pas premtimit që i kanë bërë drejtuesit.

Luftetari

Mirëpo, afati është shkelur dhe futbollistët kanë humbur besimin te presidenca.

Në analizën e paradites që ka bërë trajneri me lojtarët, këta të fundit i kanë bërë të qartë se nuk do të dalin në stërvitjen e radhës që do të zhvillohet në orën 14:00 në kompleksin “Fusha e Vjetër” në rast se nuk marrin garanci për pagat dhe derdhjen e tyre në llogari.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i drejtuesve në prag të ndeshjes me Bylisin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"