ZYRTARE/ Liga Profesioniste i jep fund bojkotit, ja kur do të startojë Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 0:00

ZYRTARE/ Liga Profesioniste i jep fund bojkotit, ja kur do të startojë Kategoria Superiore

Liga Profesioniste zhvilloi sot një mbledhje me përfaqësuesit e 10 ekipeve të Superiores, teksa u vendos t’i jepet fund bojkotit. Në takimin e sotëm u ra dakord që Kategoria Superiore të fillojë ditën e mërkurë, 4 nëntor.

Liga Profesioniste

Është vendosur që futbolli për skuadrat e Superiores të fillojë ditën e diel, me ndeshjet e Kupës, ndërsa ditën e mërkurë do të startojë kampionati i Kategorisë Superiore.

Pas reagimit të deputetit Fidel Ylli, i cili ishte negociator i qeverisë, ku shprehej se 4 kërkesat e klubeve janë në tryezën e kryeministrit dhe futbolli duhej të fillojë, ditën e sotme Liga Profesioniste ka bërë një mbledhje me klubet e Superiores, ku u mor dhe vendimi i shumëpritur.

Në këtë mënyrë skuadrat i kanë dhënë fund bojkotit, me kampionatin që duhet të startonte më 12 shtator, por me skuadrat që vendosën të mos zbresin në fushë nëse nuk plotësoheshin 4 kërkesat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"