Liga e Konferencës/ Partizani, Vllaznia dhe Laçi njihen me 4 rivalët e mundshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2021 | 0:15

Liga e Konferencës/ Partizani, Vllaznia dhe Laçi njihen me 4 rivalët e mundshëm

UEFA ka publikuar pak minuta më parë ndarjen në 8 grupe të skuadrave që do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Konferencës, teksa shorti do të hidhet nesër në orën 13:00. Në këtë kompeticion të ri marrin pjesë për herë të parë Partizani, Vllaznia dhe Laçi.

Europa-Conference-League-1

Në pamje të parë, në ndarjen paraprake, ku janë 4 rivalë të mundshëm, shorti që pritet të përcaktojë nesër kundërshtarët ekipeve shqiptare duket mëse i pranueshëm. Interesant është fakti se Partizani mund të luajë me Llapin e Podujevës në Kosovë, ndërsa Laçi kundër FK Podgoricës në Mal të Zi.

Nga ana tjetër, Vllaznia që rikthehet në Europë pas një dekade mungesë, gjithashtu ka shansin që të “peshkojë” një kundërshtar në shtetin fqinj të Malit të Zi, pikërisht Sutjeskën e Nikshqit. I vetmi ekip që shkodranët duhet të evitojnë është Fehervar i Hungarisë.

Rivalët e mundshëm të Partizanit

FC Sfintul George (Moldavi)

Dinamo Batumi (Gjeorgji)

KF Llapi (Kosovë)

FC Urartu (Armeni)

Rivalët e mundshëm të Laçit

FC Noah (Armeni)

Milsami Orhei (Moldavi)

FK Podgorica (Mal i Zi)

Dila Gori (Gjeorgji)

Rivalët e mundshëm të Vllaznisë

Fehervar (Hungari)

Sutjeska (Mal i Zi)

Petrokub Hincesti (Moldavi)

Shiroki Brijeg (Bosnje)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"