Laçi zyrtarizon trajnerin pas largimit të Duros, i beson dështimit të sezonit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 0:02

Laçi zyrtarizon trajnerin pas largimit të Duros, i beson dështimit të sezonit të kaluar

Laçi gjen trajnerin e ri, ose më saktësisht, kthen një emër që e ka drejtuar edhe më parë klubin kurbinas. Por zgjedhja që kanë bërë drejtuesit, ka lënë shumëkënd të çuditur.

Trajneri i Laçit, Vukiçeviç logo

Klubi ka konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale se drejtimin e skuadrës, ironikisht si në vitin e kaluar në këtë pikë të sezonit, e merrte malazezi Dejan Vukiçeviç. Një zgjedhje shumë e çuditshme duke llogaritur se eksperienca e tij e parë te klubi në fjalë, rezultoi një dështim total.

vukcevic

Malazezi mori drejtimin pas largimit të Duros me një skuadër e cila u përfaqësua mëse denjësisht në Europë duke shkuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Por rezultatet në kampionat lanë shumë për të dëshiruar dhe pas 2 barazimesh e 3 humbjesh në 5 javët e para, me Laçin në vendin e fundit, drejtuesit e shkarkuan atë. Që atëherë trajneri malazez nuk kishte drejtuar asnjë skuadër tjetër e tani kthehet përsëri në pankinë pikërisht te kurbinasit nga të cilët ishte larguar pa lënë përshtypje të mira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"