Laçi vendos për stolin, vjen Besnik Prenga nga Kroacia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2018 | 17:50

Laçi vendos për stolin, vjen Besnik Prenga nga Kroacia

Pas largimit të Gentjan Mezanit, Laçi i ka besuar stolin, trajnerit të njohur, Besnik Prenga, i cili është dhe babi i mbrojtësit të Kombëtares, Herdi Prenga.

Prenga55

48-vjeçari nga Mirdita, në të kaluarën ka drejtuar NK Hrvatskin dhe Kuçkon. Ai gjithashtu është shpallur kampion me 19-vjeçarët e Lokomotivës së Zagrebit. Në të kaluarën, Prenga ka veshur edhe fanellën e Kombëtares. Trajneri shqiptar disponon licencën UEFA Pro dhe do drejtojë ekipin kurbinas, duke filluar nga kupat e Europës.

Prenga drejtoi të rinjtë e Lokomotivës së Zagrebit në Ligën e Kampionëve pas fitimit të titullit dhe në Kroaci vlerësohet si një trajner mjaft i zoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"