Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2020 | 22:15

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, ja të gjitha vendimet

Komisioni i Disiplinë ka bërë publike vendimet e fundit, në lidhje në lidhje me incidentet e ndodhura së fundmi në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar.

disiplina

Vlen të theksohet se për Kategorinë Superiore nuk ka asnjë masë disiplinore, ndërkohë që rekordin e mban Albpetroli me 3 futbollistë të dënuar me nga 6 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në sfidën ndaj Maliqit.

Maliqi incidenti ne Patos

JA TË GJITHA VENDIMET:

  1. Zyrtari i KF Burreli, Bajram Ballabani, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Zyrtari i KF Oriku, Albert Haxhiaj, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  4. Lojtari i KF Vora, Klajdi Toli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  5. Zyrtari i KF Vora, Klevis Hoti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  6. Lojtari i KF Maliqi, Daniel Lamellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  7. Lojtari i SHS Albpetrol, Florjan Çrraga për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  8. Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  9. Lojtari i SHS Albpetrol, Redjan Hatia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  10. Zyrtari i FK Apolonia U15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Gramozi, Ilir Qirjako si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  12. Rrëzimin e kërkesës së Vllaznia B, lidhur me lojtarin Rigers Sekja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  13. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen finale të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 midis KF Shkodra dhe Football Republic.

Komisioni i Disiplines

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"