Klubi Superligës kosovare i beson Bledar Devollit, nesër prezantimi i trajnerit gjirokastrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 17:55

Klubi Superligës kosovare i beson Bledar Devollit, nesër prezantimi i trajnerit gjirokastrit

Bledar Devolli rikthehet të trajnojë në kampionatin kosovar, këtë herë në Superligë. Klubi me shumë traditë, Drenica, i ka besuar stolin 42-vjeçarit gjirokastrit.

devolli

“Panorama Sport” zbulon se palët kanë arritur sot marrëveshjen dhe nesër Devolli do të prezantohet para skuadrës, duke drejtuar edhe stërvitjen e parë. Drenica humbi në ndeshjen e djeshme ndaj Dritës me rezultatin 4-1 dhe menjëherë pas kësaj disfate dha dorëheqjen trajneri Fadil Rama.

Devolli

Drejtuesit e Drenicës kontaktuan Devollin dhe gjetën marrëveshjen. Për herë të fundit gjirokastriti ka drejtuar Tiranën U-19, ndërsa në të kaluarën ekipe si Luftëtari, Bylisi, Kastrioti, Kamza dhe Tomori. Afro dy vite më parë Devolli ka lënë përshtypje mjaft të mira në Kosovë, duke drejtuar KEK-un, ekip që e ngjiti në Superligë dhe më pas u rikthye në Shqipëri për të marrë drejtimin e Kamzës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"