Klubi i Kategorisë së Parë në telashe, humbet gjyqin me trajnerin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 14:08

Klubi i Kategorisë së Parë në telashe, humbet gjyqin me trajnerin italian

U zhvillua sot në orën 12:30 në Gjykatën e Tiranës, gjyqi mes klubit të Tërbunit dhe trajnerit italian Xhino Gargano dhe, ku fitues ka dalë ky i fundit.

gargano1-e1446286143349

Gargano konfirmon për “Panorama Sport” se Gjykata vendosi që Bashka e Pukës të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj tij, si dhe interesat e 3 viteve.

Trajneri italian e ka drejtuar skuadrën pukjane në dy raste, në periudhën shkurt-prill të 2014-ës dhe tetor-nëntor të 2015-ës, ku Tërbuni bënte pjesë në Kategorinë e Parë dhe më pas në Superiore.

terbuni

Një telash më shumë në këtë moment për Tërbunin, që i ka komplikuar jo pak pozitat pas humbjes së fundit me Dinamon në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"