Kaosi në Kategorinë e Dytë, FSHF merr vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 11:16

Kaosi në Kategorinë e Dytë, FSHF merr vendim

Teksa të dielën, pritej të ngrinte siparin Kategoria e Dytë, një vendim i papritur është marrë nga FSHF-ja.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

“Panorama Sport”, mëson se është marrë vendimi që të shtyhet nisja e Kategorisë së Dytë me një javë. Pra, gara nuk do të nisë këtë të dielë, por të dielën e 29 shtatorit.

Problemet e shumta që kanë skuadrat dhe jo vetëm kanë bërë që të merret ky vendim për shtyrjen me një javë të nisjes së garës. Kujtojmë që shorti i Kategorisë së Dytë nuk është hedhur ende dhe pritet që të ndodhë ditën e hënë. Ndërkohë FSHF-ja ende nuk ka bërë ndarjen e grupeve, pasi shumë ekipe kanë probleme.

Ndërkaq ditën e djeshme Komiteti Ekzekutiv ka vendosur se për ekipet e Kategorisë së Dytë do të lejohen vetëm 3 lojtarë jashtë qarku.

Nga ky rregull rrezikon më së shumti ekipi i Tomorit që ka 8 lojtarë jashtë qarkut.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"