VIDEO/ Kaos me peshëngritjen, dështon asambleja zgjedhore. Shikoni momentin e përplasjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 11:04

VIDEO/ Kaos me peshëngritjen, dështon asambleja zgjedhore. Shikoni momentin e përplasjes

Dështon Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të peshëngritjes. Anëtarët mbështetës të Elez Gjozës kërkojnë futjen brenda të anëtarëve të përjashtuar.

ASAMBLEJAA (1)

Nuk pranojnë votimin për kandidataturat e zgjedhura. Ka tension mes personave të sigurisë dhe disa prej anëtarëve. Pritet të caktohet data e asamblesë së jshtëzakonshme.

Ish-presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza vazhdon ta konsiderojë të pavlefshëm përjashtimin. I propozuar nga tre klube, Gjoza bën të ditur se do të kërkojë që për pranimin e tij si kandidat të vendosin anëtarët e asamblesë, para se të bëhet votimi i zgjedhjes së presidentit të ri. Gjoza kërkon që e njëjta gjë të bëhet edhe për dy kandidaturat e përjashtuara të KD-së, Asim Belinova dhe Kreshnik Leka.

ARTIN LLESHAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"