Ka më shumë pikë se Tirana, por Kamza shkarkon Devollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:43

Ka më shumë pikë se Tirana, por Kamza shkarkon Devollin

Humbja ndaj Teutës ka rezultuar fatale për Bledar Devollin dhe ndihmësit e tij.. Edhe pse situata dukej e qetë, klubi i Kamzës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka komunikuar shkarkimin e stafit teknik.

Devolli qarri

Në 3 javët e para të kampionatit Kamza ka grumbulluar 3 pikë, 2 më shumë se Tirana dhe 3 më shumë se Luftëtarit. Duket disi i pakuptimtë ky vendim i drejtuesve kamzalinj në javën e 3-të të kampionatit, duke pasur parasysh lojën e mirë që skuadra ka zhvilluar dhe fitoren e arritur ndaj Tiranës.

devolli

“Pas ndeshjes se humbur ndaj Teutes është vendosur shkarkimi i stafit teknik”, shkruan klubi në faqen zyrtare.

kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"