ZYRTARE/ Humbja ndaj Kukësit rezulton fatale, Juljan Ahmataj largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 23:58

ZYRTARE/ Humbja ndaj Kukësit rezulton fatale, Juljan Ahmataj largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Ndodhi ajo që pritjej! Siç paralajmëroi edhe gazeta “Panorama Sport”, Juljan Ahmataj nuk është më pjesë e Skënderbeut. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi korçar nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut.

Ahmataj

Te Skënderbeu bëjnë me dije se marrëveshja e bashkëpunimit është mbyllur me bashkëpunim, pas një bisedë mes paleve. Kujtojmë që korçarët u mposhtën ditën e djeshme nga Kukësi me rezultatin 0-4, teksa kjo humbje nuk është kapërdirë dot nga drejtuesit duke parë edhe pozitat ku ndodhet kjo skuadër.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin”

Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!

Me Respekt,

KF Skënderbeu

Skenderbeu

LEXO EDHE: 

Ekskluzive/ Lëkundet stoli i Skënderbeut, ja prapaskenat me Julian Ahmatajn pas humbjes ndaj Kukësit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"