Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit merr drejtimin e klubit të famshëm malazez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 16:28

Ish-trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit merr drejtimin e klubit të famshëm malazez

Ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, Mlladen Milinkoviç ka marrë drejtimin e Buduçnostit të Podgoricës, në kampionatin malazez.milinkovic

Tekniku serb është prezantuar ditën e djeshme te ekipi i ri, me të cilët shpreson të fitojë titullin kampion. Buduçnosti renditet momentalisht në vendin e parë me 29 pikë, 1 më shumë se Sutjeska dhe Iskra që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.

51-vjeçari drejtoi Luftëtarin gjatë sezonit 2016-2017 ku arriti rezultate shumë pozitive, duke arritur edhe Europën me klubin gjirokastrit.

Një sezon më vonë iu besua drejtimi i Kukësit me objektivin e qartë, që ishte titulli kampion, por aventura me verilindorët zgjati vetëm 5 muaj, pasi u shkarkua nga presidenti Gjici për shkak se nuk kishte marrë rezultatet e dëshiruara.

Nga vera e këtij viti, Milinkoviç mori drejtimin e ekipit suedez, Sirianska ku aventura aty nuk zgjati shumë, dhe tani është emëruar në stolin e malazezëve të Buduçnostit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"