Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Vlorë, negociata me Idrizin për të firmosur me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 0:00

Ish-mbrojtësi i Milanit mbërrin në Vlorë, negociata me Idrizin për të firmosur me Flamurtarin

Flamurtari po kalon një moment shumë të vështirë, teksa ndodhen në fund të renditjes dhe rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë, por kjo nuk i ndalon vlonjatët të përforcojnë ekipin.taye-taiwo_1hlrko1anwtnp19wwad4l0iu10

Ditën e djeshme, në një intervistë të dhënë, administratori Sinan Idrizi, u shpreh se po punon për të përforcuar ekipi, duke thënë se do të afrohen dy ish-lojtarë të Milanit.

Mësohet se një nga ta pritet të jetë Taje Taivo, i cili ka pasur një karrierë të pasur, ku ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha. Ky i fundit ka mbërritur në Vlorë ditën e sotme, ku po bisedohet për një kalim te kuqezinjtë. Ndërkohë te Flamurtari janë në pritje të FIFA-s, për shkak se e kanë merkaton e bllokuar.

Nga fillimi i këtij viti, mbrojtësi është një futbollist i lirë, pasi mbylli aventurën me finlandezët e Rops. Në të kaluarën Taivo ka luajtur me ekipe si Milani, Marseja, Kuins-Park Reinxhërs, Dinamo Kiev. Nigeriani do të ishte një përforcim me peshë te Flamurtari, kjo edhe për shkak të eksperiencës që ai ka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"