Interi dhe Reali përplasje për Hakimin? Klubi madrilen del me komunikatë zyrtare: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 13:24

Interi dhe Reali përplasje për Hakimin? Klubi madrilen del me komunikatë zyrtare: Ja e vërteta

Real Madridi ka dalë me një komunikatë zyrtare së fundmi, në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar ditën e sotme në shtypin italian.hakimi 2

“Corriere Dello Sport” raportoi  se së fundmi kishte një konflikt mes Interit dhe Realit, e gjitha në lidhje me çështjen “Hakimi”, ku thuhej se madrilenët po mendonin ta rikthenin, pasi nuk ishte paguar kësti i parë.

Megjithatë klubi spanjoll ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë se këto lajme janë të pavërteta dhe klubet kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Deklarata e klubit:

Në lidhje me informacionin e botuar sot nga “Corriere dello Sport” mbi tensionet e pretenduara midis klubit tonë dhe Inter, Real Madrid dëshiron të nxjerrë në pah se si ky informacion është absolutisht i rremë. Real Madrid kurrë, në asnjë kohë, nuk ka bërë ndonjë kërkesë për garanci ndaj Interit siç pretendon gazeta.

Kushtet e pagesës së Hakimit për Interin janë pjesë e marrëdhënieve kontraktuale normale midis klubeve. Dhe për më shumë me Interin, një klub me të cilin Real Madrid gjithmonë ka mbajtur dhe ruan marrëdhënie të shkëlqyera dhe një klub historik e miqësor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"