Humbi përballë Josës, Gugash Magani jep dorëheqjen në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2018 | 20:10

Humbi përballë Josës, Gugash Magani jep dorëheqjen në Kosovë

Gugash Magani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Trepça ’89. Ai njoftimin për largim e ka dhënë në intervistën pas ndeshjes me Prishtinën, ku skuadra e tij u mposht me rezultat 2-0.

Magani-1-768x508

“Jap lajmin se do të largohem nga posti i trajnerit të Trepça ’89. Mendoj që kemi pasur kohën e mjaftueshme për t’i vlerësuar gjërat. U bënë afër 10 muaj dhe kam pasur një sjellje të mirë nga futbollistët, stafi dhe qytetarët e Mitrovicës. Kur nuk ecin gjërat është e nevojshme që skuadra të merr një fytyrë të re”, ka thënë Magani pas ndeshjes.

Magani ishte trajner i skuadrës nga Mitrovica që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në këtë sezon në Superligën e Kosovës, Trepça e tij grumbulloi 15 pikë në 13 ndeshje, duke regjistruar 3 fitore, 6 barazime dhe 4 humbje, e rënditej në vendin e 9-të në klasifikim, në zonën e ftohtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"