Greqia na rrëmben një talent, mesfushori i Olimpiakosit zgjedh helenët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 12:25

Greqia na rrëmben një talent, mesfushori i Olimpiakosit zgjedh helenët

Greqia na rrëmben një tjetër talent, dhe këtë herë bëhet fjalë për ekipin U-15 të kombëtareve helene.

 orgito ruci

(Orgito Ruçi me fanellën e Greqisë)

Në listën e publikuar ditën e sotme nga trajneri Markos Dimos, bie në sy se në repartin e mesfushës është thirrur 15-vjeçari Orgito Ruçi, që është pjesë e akademisë së Olimpiakosit.

orgito rucii

(Orgito Ruçi kur firmoste kontratën me Olimpiakosin)

I riu me origjinë nga Elbasani, ka firmosur verën e këtij viti me Olimpiakosin, dhe nga mediat greke cilësohet si e ardhmja e akademisë.

aasss

(Faksimile e listes U-15 publikuar nga Federata e Futbollit të Greqisë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"