“Tronditet” Milani, Ibrahimoviç nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 16:05

“Tronditet” Milani, Ibrahimoviç nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për shkak të…

Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të jetë pjesë e skuadrës së Milanit për ndeshjen e sotme në Europa Ligës ndaj Bodo Glimt, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Ibrahimovic-Bologna

Ditën e djeshme te kuqezinjtë kishte rezultuar poiztiv ndaj virusit mbrojtësi Leo Duarte dhe menjëherë pas kësaj e gjithë skuadra iu nënshtrua testeve. Nga përgjigjet e testeve është zbuluar se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Ibrahimoviç.

Ky i fundit nuk do të jetë për ndeshjen e sotme, teksa është në dyshim edhe për ndeshjet e radhës, pasi duhet të futet menjëherë në karantinë, ku protokolli parashikon se duhet të qëndrojë aty rreth 14 ditë, por në rast se del negativ në testin e radhës mund të zbresë në fushë më shpejt.

Ibra ka qenë një nga lojtarët më të mirë pas rikthimit te kuqezinjtë, teksa edhe në ndeshjen e parë të kampionatin, i dha fitoren “Djallit” ndaj Bolonjës me dopietën e shënuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"